Lajme

Bislimi: S’do të shkoj në Bruksel, dinari nuk është pjesë e dialogut

Zëvendëskryeministri, Besnik Bsilimi, ka thënë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) ka caktuar takim për javën e ardhshme në Bruksel, për të diskutuar për çështjen e dinarit serb.

Por, Bislimi ka bërë të ditur se vet nuk do të marrë pjesë në takim pasi, sipas tij, dinari nuk është pjesë e dialogut.

“Jo nuk ka kurrfarë zhvillimi, ka një kërkesë nga Brukseli që te mbahet një takim javën e ardhshme për çështjen e rregullimit të transferit të monedhave nga Serbia për Kosovë, por ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut, unë shkoj atëherë kur diskutohet për marrëveshjen bazike kështu që do shohim se kush mund të shkojë që të bisedoj për çështjen e dinarit por që nuk është nga ekipi i kryenegociatorit”, ka thënë Bislimi.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Ai ka akuzuar emisarin Miroslav Lajçak për caktim të takimit në mënyrë të njëanshme, duke mos u koordinuar si zakonisht për agjendën e takimit.

“Zotëri Lajçak më ka dërguar shkresën mua sepse vazhdimisht komunikon me mua. Por kësaj radhe mendoj që ai i ka shkel parimet të cilat i ka vendosur vet për arsye që është hera e parë që ka caktuar një takim pa dakordim me palët dhe është munduar që të përcaktoj edhe agjendën, përkundër parimit që ai ka vendosur në vitin 2021 që asnjë temë nuk vendoset në agjendë pa dakordim të palëve. Por ftesa ka ardhur në adresën time”, ka shtuar Bislimi.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rruga Press

YouTube player