KryesoreLajme

Bislimi: Panairi, mundësi për tërheqjen e investitorëve të rinj

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2024”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Në “Prishtina 2024” po marrin pjesë ndërmarrje nga Kosova dhe më gjerë, për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe po njoftohen me mundësitë e zgjerimit, depërtimit dhe rritjes së pjesëmarrjes në tregjet e huaja.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka thënë se ngjarje si kjo ndihmojnë në promovimin dhe rrjetëzimin e bizneseve lokale, tërheqin investitorë të rinj, nxisin eksportet si dhe gjenerojnë të ardhura për bizneset.

Lexo më shumë  BE miraton pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë

Sipas tij, organizmi i panaireve ndikon që Kosova të ketë një ekonomi më të fortë dhe dinamike. Ai ka theksuar se për Kosovën është me rëndësi që të pozicionohet sa më fortë në treg.

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna duke folur për rëndësinë e këtij panairi, ka theksuar se është një mundësi e përparimit, i cili krijon mundësinë për investime të reja, diskutime dhe partneritete të reja.

Rafuna ka thënë gjatë këtij panairi do të këtë diskutime të rëndësishme mbi investimet, fondin e sfidave të rajonit dhe prezantimin e ndërmarrjeve të suksesshme.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka deklaruar se në panair fuqizohet aspekti i rrjetëzimit dhe ndërtohen ura për bashkëpunime.

Panairi do të jetë i hapur deri më 31 maj.

Rruga Press

YouTube player