KryesoreLajme

Bislimi: Në Serbi janë bërë të ligjshëm termat nënçmues ndaj shqiptarëve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes janë bërë normë në Serbi, duke e quajtur shqetësues vendimin e gjykatës serbe që e mbylli rastin në padinë e politikanit shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafit ndaj zëvendëskryeministrit serb, Aleksandër Vulin.

Bislimi ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme të Serbisë thellon “shqetësimet tona në lidhje me të drejtat dhe sigurinë e pakicës shqiptare”.

Lexo më shumë  Konjufca takon ambasadorin jorezident të Irlandës, flasin për nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes vendeve

“Diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes tashmë janë normë në Serbi. Me sa duket, është e ligjshme sipas ligjit serb të përdoren terma nënçmues ndaj shqiptarëve”, ka thënë zëvendëskryeministri në rrjetin social X.

Të hënën, Mustafi ka paralajmëruar se këtë rast do ta dërgojë edhe në Strasburg.

“Kur Gjykata Supreme e Serbisë me firmën e gjyqtares Dragana Marinkoviq, zgjedh ta mbyllë sytë ndaj diskriminimit flagrant dhe gjuhës denigruese të ZavedësKryeministërit Aleksandar Vulin, nuk bën asgjë tjetër veçse nxjerr në pah një realitet të hidhur: sistemi i drejtësisë në Serbi vazhdon të jetë peng i politikës, duke mbrojtur ata që promovojnë përçarje e urrejtje kundër shqiptarëve”, ka thënë Mustafi.

Lexo më shumë  Anulohen trenat dhe autobusët drejt Beogradit – Vuçiq po bën gjithçka për ta penguar protestën masive kundër tij

Rruga Press

YouTube player