Lajme

Bislimi: Në pjesën e dytë të nëntorit në Bruksel takimi i radhës i negociatorëve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në pjesën e dytë të nëntorit pritet të zhvillohet raundi i ardhshëm i bisedimeve Kosovë – Serbi në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve.

Bislimi pritet të takohet me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

Bislimi ka thënë se nuk do të ketë momentalisht një takim të nivelit më të lartë, mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lexo më shumë  Maqedonci: Ushtria jonë i tejkalon shumë prej ushtrive të Ballkanit

“Data e saktë e takimit të radhës nuk dihet. Do të ketë takim mes negociatorëve në pjesën e dytë të nëntorit. Pra nuk mund të ketë takim mes shefave të shtetit. Është inkurajuese për mua se në Raportin e Progresit thuhet se të dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive, për arritjen e një marrëveshje gjithpërfshirëse ligjërisht të obligueshme të normalizimit të marrëdhënieve. Ky do të jetë angazhimi, jo për çështje parciale e të segmentuara. Por, për një marrëveshje të përgjithshme. Ishte edhe kjo qasja jonë në dialog deri më tash”, ka thënë Bislimi në Deskun e KOHËS./koha/

Lexo më shumë  Kurti: Interesi i Beogradit është të flitet për dialog pa u përmendur Marrëveshja e Brukselit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *