Lajme

Bislimi në Hungari, takohet me ministrin për Çështje të BE-së

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar të hënën drejt Hungarisë.

Gjatë kësaj vizite, Bislimi pritet të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe Universitetit të Shërbimeve Publike të Hungarisë, Ludovika.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se ndër të tjera, zëvendëskryeministri Bislimi pritet të takohet edhe me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë, Peter Szijjarto si dhe me ministrin për Çështje të BE-së, Janos Boka.

Rruga Press

YouTube player