Bislimi kërkon nga Sorensen qasje të balancuar në dialog
Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka uruar Peter Sorensen për emërimin e tij si emisar i posaçëm i Bashkimit Evropian për procesin e dialogut.
Në një postim në platformën X, Bislimi ka theksuar nevojën për angazhim dhe qasje të balancuar ndaj të dyja palëve në dialog
“Urime Peter Sorensen për emërimin si EUSR i ri për procesin e dialogut. Të uroj një mandat të suksesshëm si ndërmjetës, me një qasje të balancuar ndaj palëve dhe negociatave si parakusht kyç për një proces të suksesshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve”, ka shkruar Bislimi.
Congrats to Peter Sorensen for the appointment as the new EUSR for the dialogue process. Wish him a successful mandate as a facilitator, w/ a balanced approach towards the parties & negotiations as key precondition for a successful process towards full normalization of relations.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) January 28, 2025
Rruga Press