Lajme

Bislimi: Është për keqardhje se sa lehtë krijohen dhe shpërndahen dezinformata nga disa portale në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj dezinformatave që u përhapën nga disa portale në Kosovë, të cilat keqinterpretuan qëllimisht një artikull të gazetës zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ).

Në reagimin e tij, Bislimi thekson se është për keqardhje sesi dezinformatat shpërndahen me shpejtësi dhe lehtësi, duke synuar të çorientojnë opinionin publik dhe të paraqesin informacione të rreme.

Lexo më shumë  Lezhë/ Lumi Drojë çan argjinaturën, përmbyten rreth 1800 hektarë tokë

“Si Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës apo në kapacitet tjetër, asnjëherë nuk kam pasur takime ‘të fshehta e sekrete’, aq më pak me personazhe si Marko Gjuriq. Gazeta serioze zvicerane NZZ nuk ka aluduar kurrë për një takim të tillë, por disa portale dhe gazetarë joprofesionalë kanë raportuar në mënyrë të pasaktë, duke keqpërdorur artikullin e NZZ-së,” tha Bislimi.

Ai gjithashtu njoftoi se dezinformatat e shumta të shpërndara me qëllim do të adresohen përmes ankesës ose padisë në institucionet relevante.

Rruga Press

YouTube player