Lajme

Bislimi: Diskriminimi i shqiptarëve është përhapur në mënyrë alarmante në Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se diskriminimi i minoritetit shqiptar është përhapur në mënyrë alarmante në institucionet shëndetësore të Serbisë.

Sipas Bislimit, nga 1 mijë e 316 punonjës në spitalin rajonal në rrethin e Vranjës, asnjë nuk është shqiptar, pavarësisht se 30 për qind e popullsisë që merr shërbime shëndetësore është shqiptare.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Asnjë shqiptar nuk ka qenë në krye të asnjë institucioni shëndetësor vendor që nga viti 2021 kur u shkarkua drejtori në Preshevë, ku 93% e popullsisë janë shqiptarë”.

“Rreth 18 persona punojnë në Institutin e Shëndetit Publik në Vranjë, por asnjë nuk është shqiptar. Në Medvegjë nuk ka asnjë punonjës shqiptar nga 68 në qendrën shëndetësore”, tha Bislimi.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Tutje, ai tha se për pakicën shqiptare në Serbi, ky diskriminim është normalitet për më shumë se një dekadë, teksa pyeti “ende në kërkim të pakicës më të shtypur në Evropë”.

Rruga Press

YouTube player