Lajme

Bislimi: Dialogu po përballet me refuzimet e shpeshta të Serbisë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka përsëritur se Kosova mbetet palë konstruktive në dialog, por se procesi po has në vështirësi për shkak të Serbisë.

Në një takim me përfaqësues nga Shoqata për Evropën Juglindore në Munih, theksoi se “Kosova mbetet palë konstruktive dhe e përkushtuar, por procesi po përballet me refuzimet e shpeshta të palës tjetër për avancim tutje në shumë çështje e posaçërisht shkeljet e njëpasnjëshme dhe mungesës së zbatimit të marrëveshjeve të arritura”.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Kryeministria ka njoftuar përmes një komunikate se Bislimi foli edhe mbi situatën aktuale në vend, të arriturat në ekonomi, avancimin drejt integrimit evropian dhe luftën kundër krimit e korrupsionit. 

Rruga Press

YouTube player