Bislimi: BE-ja po kërcënon me masa shtesë nëse zbatohet marrëveshja e ndërmjetësuar nga ajo
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, më 19 qershor në vizitën e tij të fundit në Kosovë, kur ishte diskutuar për temën e urës mbi lumin Ibër, kishte thënë se nëse Kosova s’preferon që kjo të diskutohet në Bruksel atëherë rekomandon të bëhen bisedime të brendshme me serbët lokalë.
Po ashtu ai ka thënë se një partner i QUINT-it kishte shtuar kërkesën që të ketë inspektime teknike. E pas realizimit të dy kërkesave shtesë, Bislimi ka thënë se BE-ja tash po kërcënon me masa ndaj Kosovës nëse e hap urën për qarkullim të veturave.
“Në vizitën e tij të fundit në Kosovë më 19 qershor, kur kemi biseduar për urën e Mitrovicës, Lajçak tha se nëse Kosova nuk preferon të diskutojë përsëri për këtë çështje në Bruksel, ai rekomandon diskutime të brendshme me serbët vendas në veri për implikimet potenciale në siguri dhe shqetësimet e tyre. Një partner i QUINT-it shtoi kërkesën për inspektim teknik. Ne kemi ndjekur dy rekomandimet. Tani BE-ja po e kërcënon Kosovën në rast se ajo zbaton marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe rekomandimet shtesë. Ne besojmë fuqishëm se BE-ja promovon më shumë liri të lëvizjes dhe më pak kufij apo mure ndërmjet etnive të ndryshme”, ka shkruar Bislimi në platfrmën “X”.
Ai ka thënë se hapja e urës mbi lumin Ibrë për qarkullim të veturave nuk është vendim i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës dhe as çështje e pazgjdihur në dialog. Ai ka thënë se është kërkesa kryesore e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.
“Për më tepër plani i zbatimit i BE-së i datës 5 gusht të vitit 2016, konsideron hapjen e urës si ‘simbol të normalizimit të marrëdhënieve mes serbëve të Kosovës, shqiptarëve të Kosovës dhe komuniteteve tjera’”, ka shkruar Bislimi.
2/6 Furthermore, EU implementation plan dated 5 August 2016 considers opening of the bridge as “The symbol of normalization of relations between Kosovo Serbs, Kosovo Albanians and other communities”.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) August 14, 2024
4/6 On his last trip to 🇽🇰 in June 19, when discussing the Mitrovica Bridge, Lajcak stated that if 🇽🇰 does not prefer to discuss this issue in Brussels again he recommends internal discussions w/local Serbs in the north on potential security implications & their related concerns.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) August 14, 2024
6/ We strongly believe that the EU promotes more freedom of movement and less borders or walls between different ethnicities.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) August 14, 2024
Rruga Press