Biseda me Putin, Shtëpia e Bardhë: Kosto të rënda për Rusinë nëse pushton Ukrainën
Gjatë bisedës telefonike të presidentit amerikan Joe Biden me presidentin rus Vladimir Putin, Shtëpia e Bardhë thotë se Biden ja bëri të qartë Putin që të mos merrte hapa drejt ashpërsimit të situatës.
CNN shkruan se sipas Shtëpisë së Bashkë nëse Rusia ndërmerr një pushtim të mëtejshëm të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët dhe partnerët tanë do të përgjigjen me vendosmëri dhe do të imponojnë kosto të shpejta dhe të rënda për Rusia.
“Presidenti Biden përsëriti se një pushtim i mëtejshëm rus i Ukrainës do të prodhonte vuajtje të gjerë njerëzore dhe do të zvogëlonte pozitën e Rusisë. Biden e kishte të qartë me Presidentin Putin se ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar në diplomaci, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, ne jemi po aq të përgatitur për skenarë të tjerë”, sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë.
Rruga Press