Lajme

BIRN e zbulon, kush e ka radhën. Cilin do godasë Rama për 430 milionë EURO-t që avulluan?

Në studion e emisionit “Pikat mbi I”, u diskutua afera e inceneratorëve.

Për të folur rreth kësaj çështjeje ishin të ftuar analisti, Artur Zheji dhe gazetari i BIRN, Gjergj Erebara. Për Zhejin, korruspioni i inceneratorëve është tepër i madh dhe mund të përbënte skandal në të gjitha vendet. Nga ana tjetër gazetari Erebara, i cili ka investiguar në punën si gazetar këtë aferë, tha se lista e SPAK duhet të jetë më e gjatë dhe janë pafundësisht zyrtarësh të përfshirë.

Zheji: Aty kanë ngjyer gishtin shumë persona, që vijnë në fushata si njerëz të suksesshëm. Është një traditë që në Itali e kam ndeshur shpesh, quhej mafia e mbetjeve. Aty ku ka para të madhe që shoqëria investon për të shkatërruar një nga gjërat më toksike, si mbetjet, aty nuk ka një kualifikim të saktë se sa para duhet për mbetjet e shoqërive të konsumit. Duke qenë se fitohet më shumë se ari te këto, thuhet që ne duam një qytet të pastër. Janë harxhuar një sasi rekord parash me të cilat janë blerë vota.

Erebara: Përgjithësisht koncesionet e qeverisë janë shifra marramendëse. Nuk është një tender që i shkakton dëm konsumatorit, por një borxh që qytetarët duhet ta paguajnë për vite me radhë. Kontrata e inceneratorit të Tiranës është një kontratë 35-vjeçare që do e paguajnë qytetarët e Durrësit, Shijakut, Kavajës. Është një lumë parash. Inceneratorët nuk janë aspak zgjidhje për rehabilitimin mbetjeve. Djegia e plehrave nuk zgjidh problem. Zgjidhja e qeverisë ishte e çuditshme dhe anti-ligjore. Ne kemi një ligj ku thuhet se qeveria duhet të punojë për mirëmbajtjen, djegien, groposjen e kur ezaurohen të gjitha hapat të prodhojë inceneratorë. Qeveria thotë do të bëhen inceneratorë, kundër logjikës së ekspertëve. Kemi një incenerator në Elbasan që nuk punon. Lista e personave që duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë krim është e gjatë. Kryeministri thotë që ishte një krizë e krijuar prej dekadash, në prag të një emergjence mjedisore. Emergjenca është kur gjendjesh përballë një dukurie që nuk e di që ekzistonte. Psh. si tërmeti. Plehrat e Elbasanit kanë qenë aty prej dekadash. Në Durrës është krijuar një krim mjedisor nga vetë kryeministri. Durrësi do të prodhojë plehra dhe ato duhen çuar diku.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Zheji: Praktikisht Rama ka talentin dhe iluzionin që të gjitha emergjencat, i mbulon me fjalime. Njerëzit në një moment të caktuar shkojnë si kopeja pas bariut. Pra, ky mund të jetë artisti kur flautisti i bien flautit dhe zgjidh emergjencat. Kur ka një emergjencë duhet të bësh një prokurim të drejtpërdrejt, pra nuk bëhet garë. Kryeministri s’e përdor rastësisht ermin emergjencë. Emergjenca është kur ndodh në një hark kohor të reduktuar. Në këtë rast kemi të bëjmë me përdorimin e termit emergjencë, për të justifikuar mënyrën pa garë për një çështje që ka problem nga akumulimi disa vjeçar. Koka është maja e ajsbergut. Është zgjedhur si koka e turkut e të thuhet ja që për këto milionët e ka fajet ai. Pres dhe duhet trimëri e madhe nga SPAK e ajo listë e gjatë të bëhet ekzekutive sepse është një shpërdorim i frikshëm parash dhe trashëgimi e keqe në të ardhmen e Shqipërisë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Erebara: Fakti është i qartë. Janë një pafundësisht zyrtarësh që kanë firmosur shkresa për gjëra që nuk ekzistojnë. SPAK ka gjurmuar paratë vetëm në rastin e ministrit Koka. Koka akuzohet për dy gjëra, për dhënien pa garë të inceneratorit të Elbasanit dhe e dyta për përvetësimin e 3.7 mln euro që u çuan në 6 kompani të cilat shumica dërrmuese kishin aktivitet jo real. Presim që SPAK të bëj këtë gjurmim për kompanitë e tjera dhe një pjesë zyrtarësh. Kjo është procedurë e thjeshtë dhe dokumentet vështirë se zhduken, gjenden nëpër tatime, në banka. Mirë është që ka hetuar diçka, por nuk dihet nëse është hetuar mjaftueshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *