Art & Kulturë

Binjakët e talentuar të valles, prej 17 vitesh mbajnë gjallë traditën çame

Puen dhe Eluert Bajrami janë dy vëllezërit binjakë, të cilët traditën folklorike të prejardhjes së tyre e mishërojnë shkëlqyeshëm në skenat shqiptare dhe jo vetëm.

Kur flitet për vallen çame të Osman Takës, vëllezërit Bajrami mund të quhen pa frikë korifenjtë e saj.

Ata s’kanë kryer një shkollë të mirëfilltë, por janë valltar burimor të cilët prej më shumë se 17 vitesh vijojnë pasionin e tyre për traditën duke e përcjellë edhe tek të rinjtë.

Ndërsa Eluerti ka emigruar, Pueni 30 vjeç, vijon të qëndrojë në Vlorë dhe tregon se si nisi çdo gjë 17 vite më parë, kur prindërit e çuan në një kurs kërcimi dhe më pas u bë pjesë e ansamblit Çamëria.

“Origjina ime është çame dhe normalisht pjesëmarrja për herë të parë në një ansambël çam ka të bëjë me origjinën time, ishte pjesë e të ndjerit gjyshit tim i cili donte shumë që unë të kërceja vallen e Osman Takës dhe vazhdoj ta transmetoj atë në brezat e rinj”, thotë Puen Bajrami, valltar i ansamblit Çamëria.

Duke u rritur dëshira dhe pasioni për vallen sa vinte dhe shtohej.

“Nuk kam bërë një shkollë specifike, por jam valltar burimor; jam rritur në ansamblet folklorike të këtij qyteti duke u ngjitur në shumë skena, duke u vlerësuar me shumë çmime të ndryshme. Kjo gjë më ka dhënë më shumë shtysë që ta kam sot si një nga punët e mia më të rëndësishme”,  shprehet 30-vjeçari.

Pueni tregon edhe vështirësitë e hasura, duke kujtuar se vallet popullore apo folklori janë pasaporta e kombit tonë e për këtë duhen mbështetur.

“Një nga problemet kryesore që ne kemi janë kostumet që ato duhen mbajtur si një pasuri, por edhe duhen trashëguar si pasuri, ndërkohë që mungesa e një fondi apo mungesa e mbështetjes në këtë aspekt është e theksuar. Gjithashtu, mungesa e aktiviteteve popullore edhe kjo është një nga mangësitë që ka qyteti ynë”, thekson valltari.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *