KryesoreLajme

Bilanci tregtar Kosovë-Shqipëri thyen rekord me rreth 440 milionë euro

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim rreth shkëmbimeve tregtare Kosovë Shqipëri për vitin 2023 ,nga kjo del se ato janë rritë dukshëm në krahasim me vitin 2022.

Kryetari i AKB-ës Agim Shahini, tha se shkëmbimet tregtare mes dy shteteve tona Kosovë-Shqipëri për vitin 2023 thyen rekordin me importe dhe eksporte mes bizneseve.

Lexo më shumë  Aksion antidrogë në Mitrovicë, sekuestrohen sasi të kokainës dhe marihuanës

“Kosova ka importuar nga Shqipëria rreth 326 milionë euro kurse bizneset e Kosovës kanë eksportuar 113 milion euro. Nëse e krahasojmë me vitin 2022 shkëmbimet tregtare ishin 356 milionë euro ,kurse 2023 ishim 439 milionë euro  apo rritje rreth 83 milionë euro ose mbi 23% më shumë”, tha ai.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini vlerësoi se pavarësisht raporteve politike dhe qeveritare, bizneset, qytetarët dhe konsumatorët në të dy anët po rrisin bashkëpunimin dhe besimin e ndërsjellët në të mirë të rritjes së ekonomisë kombëtare.

Lexo më shumë  FSK-ja do të mbajë stërvitje në Mitrovicë duke nisur nga nesër
YouTube player