Lajme

Bilanci: Mbi 27 mijë vende pune të humbura dhe 116 miliardë lekë xhiro e munguar

Mbi 27 mijë vende pune të humbura dhe 116 miliardë lekë apo rreth 950 milionë euro xhiro e munguar. Ky është bilanci katastrofik i pandemisë te sipërmarrja, që shtyu mbi 1500 biznese të mbyllin aktivitetin e tyre, ku kompanitë më të goditura kanë rezultuar ato me mbi 50 të punësuar.

Të dhënat e INSTAT zbulojnë se industria e dega më e goditur në aspektin financiar, me industrinë nxjerrëse që vuajti mbylljen e ekonomisë botërore dhe rënien e çmimeve të lëndëve të para si nafta dhe mineralet. Ndërsa në industrinë përpunuese, ku përfshihet edhe grupi kryesor i eksporteve shqiptare, prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve, patën raportin më të lartë të kompanive të mbyllura, gati 1 mijë të tilla, apo rreth 14% e sektorit.

Lexo më shumë  Kurti: Të dashur qytetarë të Pejës, fitoren e VETËVENDOSJE!-s nuk ka fuqi që mund ta ndalë

Ndërsa në sektorin e shërbimeve, dega më e goditur është turizmi, me rreth 534 bare, restorante e hotele të mbyllura, 8 mijë të punësuar më pak dhe rreth 17 miliardë lekë xhiro të munguar.

Sektorët e vetëm që kanë lulëzuar gjatë pandemisë janë ndërtimi, që ka përfituar nga programi i rindërtimit pas tërmetit dhe bumi i lejeve të dhëna. Së bashku me shërbimet mjekësore dhe kompanitë e teknologjisë së informacionit, që kanë parë rritje si të xhiros, ashtu edhe të bizneseve të reja dhe vendeve të punës./a2/

Lexo më shumë  Konjufca në takim me pensionistët e arsimit në Malishevë

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *