Lajme

Bilanci i Kurtit për qeverisjen e vitit 2021 në Kosovë

Kryeministri i Kosovës ka bërë bilancin e vitit që po e lëmë pas, sa i përket punës së Qeverisë.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se viti po përmbyllet me 52 mbledhje të Qeverisë përgjatë 40 javëve.

Në mbledhjen e fundit të vitit u morën plot 27 vendime, nga 485 sosh në total.

Kurti thotë se janë miratuar shtatë projektligje tjera shumë të rëndësishme:

– ai për Qeverinë e Republikës së Kosovës sipas së cilit do të përcaktohet përbërja, mandatet dhe kompetencat e Qeverisë dhe anëtarëve të saj;

– Projektligjin për plotësim ndryshimet për financimin e subjekteve politike nëpërmjet të cilit do të rrisim transparencës dhe llogaridhëniet e partive;

– atë për Byronë shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e cila do të jetë në funksion të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, nëpërmjet konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Lexo më shumë  Skandal financiar në Trainkos, dëmi arrin mbi 230 mijë euro, Rizvanolli: Drejtësia të veprojë

Kurti thotë se qeveria që drejton ka shënuar rekord sa u përket miratimit të projektligjeve.

“Kështu, këtë vit kemi miratuar në Qeveri gjithsej 119 projektligje, më së shumti ndonjëherë brenda një viti, ndonëse qeverisja jonë është vetëm 9 muaj në detyrë”.

“Dhamë mbështetjen tonë ndaj kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për pagesat e orëve shtesë të punës gjatë këtij viti për zjarrfikësit e njësive nëpër komunat e vendit me vlerë 513.872 Euro”.

“Emëruam sekretarin e ri të përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

“Vendosëm ligjshmërinë duke shfuqizuar vendimin e vitit 2020 me të cilin në mënyrë të jashtëligjshme i vazhdohej mandati edhe për tre vjet Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës”.

Lexo më shumë  Ushtarët letonezë të KFOR-it kryejnë patrullime rutinë në Zubin Potok

“Miratuam gjashtë koncept-dokumente, tre të propozuara nga Ministria e Punëve të Brendshme një nga Ministria e Ekonomisë, një nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe një Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”.

“Sot themeluam edhe Task-Forcën për Mbrojtjen e Tregut të Republikës së Kosovës. Kjo Taskë-Forcë për qëllim ka mirëfunksionimin e tregut, mbrojtjes së industrisë vendore dhe konsumatorëve, sidomos pas të evidentimit nga terreni dhe numri i ankesave të konsumatorëve në lidhje me cilësinë dhe çmimet e produkteve në treg, si dhe sigurimin e trajtimit të barabartë të eksporteve të Kosovës”.

Në fund, Kurti thotë se u ndanë 3 milionë euro për  të mbështetur Ndërmarrjet Publike, përkatësisht për Trepçën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *