Sport

Bilanci i Ceferin për vitin 2021, pse modeli i UEFA-s është i mirë dhe funksionon

Viti 2021 po përfundon dhe është koha për të bërë një bilanc, qoftë edhe për institucionet e mëdha të futbollit europian

Viti 2021 po përfundon dhe është koha për të bërë një bilanc, qoftë edhe për institucionet e mëdha të futbollit europian. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një deklaratë, rikthehet kështu për të folur për betejën e fituar në prill ndaj projektit të Super League-s.

Një projekt i mbështetur fillimisht nga 12 klube, por që dështoi në pak orë. Një dështim që është megjithatë fitorja më domethënëse e organit drejtues të futbollit europian: “Fundi i Super League-s, ishte fitorja jonë më domethënëse dhe e përbashkët e vitit 2021”, u shpreh Ceferin.

Slloveni natyrshëm nuk i kurseu batutat me klubet që ende besojnë te Super League (Real, Barcelona dhe Juventus): “Përpjekja e disa klubeve ishte vetëm për të mbushur llogaritë e tyre bankare.”

Ceferin vazhdon të shpjegojë pse modeli i UEFA-s është i mirë dhe funksionon: “Pak organizata mishërojnë vlerat e modelit sportiv evropian më shumë se UEFA. Çdo katër vjet, Kampionati ynë Europian lejon që një përqindje e madhe e të ardhurave të investohet në projekte zhvillimi në të gjithë kontinentin përmes programit HatTrick”.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *