Lajme

BILANCI/Covid-19, 8 humbje jete dhe 326 qytetarë të infektuar në 24 orë, nga 133 të shtruar në gjendje të rëndë 13

Tetë qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid 19. Viktimat janë  një qytetare nga Tepelena 61 vjeçe, një qytetar nga Kuçova 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 70-71 vjeç, dy qytetarë nga Berati të moshave 56-65 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Kruja 77 vjeç.

Ndërkohë në 2601 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 326 qytetarë në këto bashki: 134 në Tiranë, 23 në Fier, 19 në Durrës, 15 në Elbasan, 13 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Lushnje, 8 në Shijak, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Berat, Sarandë, Patos, Vorë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Dibër, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Rrogozhinë, Përmet, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Gramsh, Peqin, Poliçan, Dimal, Tepelenë, Divjakë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Këlcyrë, Korçë, Devoll, Cerrik. 

Lexo më shumë  Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile jep alarmin për temperaturat e larta: Mbroni jetën!

Janë 5640 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 206 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,629 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          326

Të shëruar në 24 orë       206

Të shtruar në spitale       133

Humbje jete në 24 orë     8

Testime ditore                 2601

Testime totale              1,428,588

Lexo më shumë  Bislimi: Një shtet i BE-së po pengon ndëshkimin e Serbisë për sulmin në Banjskë! 

Raste pozitive                204,627

Raste të shëruara          195,835

Raste Aktive                      5640

Humbje jete                      3,152

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2671

Fier                 655

Gjirokastër     538

Shkodër          373

Durrës             342

Elbasan           270

Berat               259

Vlorë                199

Lezhë               121

Korçë               106

Kukës               54

Dibër                52

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *