Bota

Bilanc tragjik, mbi 40 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Rreth 40,435 palestinezë janë vrarë në ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, sipas një njoftimit të ministrisë së shëndetësisë së Hamasit. Ndërkohë, sipas të dhënave 93,534 kanë mbetur të plagosur.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij në Gaza pas një sulmi të grupit të rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor 2023, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm. Bllokada e vazhdueshme e Gazës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila ka urdhëruar ndalimin e operacioneve ushtarake në qytetin jugor Rafah, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim përpara se zona të pushtohej më 6 maj.

Rruga Press

YouTube player