Bielamowicz: Kryediplomatja gjermane foli qartë për regjimin e Beogradit
Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, ka shkruar rreth deklaratës së ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock, rreth kritikave për Vuçiqin për nxiten e tensioneve me Kosovën.
“Baerbock e Gjermanisë është ndoshta e vetme ministre e jashtme e BE-së që flet qartë për regjimin e Beogradit. Ajo sulmoi Vuçiqin për rehatinë ndaj Rusisë, nxitjen e tensioneve në Kosovë dhe vënien e opozitës së tij politike në disavantazh përpara zgjedhjeve të 17 dhjetorit”, shkroi Bielamowicz në platformën ‘X’.
Germany’s @ABaerbock is arguably the only EU foreign minister to speak plainly about the Belgrade regime.
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) December 5, 2023
Today, she lashed out at @AVucic for cozying up to Russia, stoking tensions in Kosovo & putting his political opposition at a disadvantage ahead of the 17 December election. https://t.co/K9Lq1J6V0F
Ndryshe dje Baerbock kritikoi Vuçiqin për ecurinë e një linje të mirë midis përafrimi me BE-në dhe Rusinë në të njëjtën kohë, ndërsa gjithashtu nxiti tensionet me Kosovën. “Kur flasim për zgjerimin, është thelbësore që nuk mund të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë”, tha ministrija e Jashtme gjermane.
Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Serbisë që mbahen më 17 dhjetor, ajo i kërkoi Beogradit të garantojë qasje të barabartë në media për të gjithë kandidatët politikë dhe të ndalojë keqpërdorimin e burimeve qeveritare në fushatën zgjedhore.
Rruga Press