Bota

Bie sirena paralajmëruese e evakuimit në qytetin lindor të Ukrainës, Donetsk

Një sirenë me zë të lartë paralajmëruese ra të premten në qendër të qytetit lindor të Ukrainës, Donetsk, pasi një udhëheqës separatist i mbështetur nga Rusia në rajonin separatist njoftoi evakuimin e banorëve.

Pamjet e publikuara në rrjetin social Twiiter tregojnë sirenën alarmuese të evakuimit që po bie në qytetin Donetsk.

Denish Pushilin, kreu i qeverisë separatiste në rajonin e Donetskut, tha në një deklaratë të premten se gratë, fëmijët dhe të moshuarit do të evakuohen fillimisht dhe se Rusia ka përgatitur objektet e nevojshme për t’i akomoduar ata.

Lexo më shumë  Serbia përdor paratë e BE-së për të blerë teknologji nga kompania ruse e sanksionuar Papilon, pjesë e aparatit të sigurisë së Rusisë

Masa vjen në kohën kur përgjatë vijës “kufitare” midis forcave të qeverisë ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia në ditët e fundit nxiti frikën perëndimore se Moska mund ta përdorte atë si një pretekst për një pushtim. Konflikti separatist në Ukrainën lindore shpërtheu në vitin 2014 dhe ka vrarë mbi 14 mijë njerëz.

Rusia njoftoi stërvitje masive bërthamore ndërsa udhëheqësit perëndimorë po mundohen të gjejnë mënyra për të shmangur një luftë të re në Evropë mes tensioneve në rritje Lindje-Perëndim, pas paralajmërimeve jashtëzakonisht të tmerrshme të SHBA-së se Moska mund të urdhërojë një pushtim të Ukrainës.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas pothuajse dy dekadash/ DW: 1,200 të rinjtë kanë marrë thirrje për dy muaj shërbim ushtarak
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *