Bie poshtë propaganda e hibridëve/ Kryetari i KKZ-së në Mitrovicë thotë se janë evindentuar vetëm 75 fletëvotime që kanë probleme me numrin serik nga të dy kandidatët
75 fletëvotime rezultuan të kenë qenë me problematiken e numrit serik në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut.
Kështu tha kryesuesi i KKZ-së në Mitrovicë të Jugut, Bajram Hajdari, derisa tha se procesi i verifikimit të këtyre fletëvotimeve përfundoi në ora 14:00.
“Procesi i verifikimit të fletëvotimeve ka përfunduar në orën 14:00. Tash jemi duke bërë përgatitjen për bartjen e materialit në QNR në Fushë Kosovë. Sipas një verifikimi paraprak janë 75 fletëvotime për ato që po pyetni ju. Janë të të dy kandidatëve. Ato me kërkesë të policisë i kemi bërë kopje dhe i kemi dorëzuar dhe tani janë organet tjera”, tha ai.
Peci fitoi me mbi 2 mijë vota diferencë dhe opozita pretendonte për vjedhje industriale të votës, por ndërkohë vetëm 75 fletëvotime kanë pasur probleme, që edhe nëse shpallen të pavlefshme, Peci prap do jetë mbi 2 mijë vota më shumë se Tahiri i PDK-së.
Rruga Press

