BallinaLajme

Bie ndjeshëm fuqia blerëse në Shkodër, tregtarët: Po na e merr frymën oligarkia

Tezgat plot, tregjet bosh, kjo është pamja që ofron në këtë prag të Vitit të Ri Shkodra. Tregtarët thonë se shkak për këtë është bërë mungesa e fuqisë blerëse nga ana e qytetarëve, dhe thonë se tashmë u duhet të shtojnë para nga kursimet e tyre për të paguar taksat.

Tregtarët thonë se nuk ka një rritje të çmimeve, ndryshe nga vitet e tjera, por shtojnë se një problem për ta mbeten marketet e mëdha që e ulin çmimin nën kosto duke nxitur falimentimin e biznesit të vogël. Shumë nga tregtarët thonë që me shumë vështirësi nxjerrin qeranë mujore. Tregu i Shkodrës ka pësuar goditje të madhe që në hapjen marketeve të medha si Big Market, Spar, Jumbo, Eco Market etj.

Lexo më shumë  Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm do të jetë 12 miliardë euro

Sipas tyre një tjetër faktor që ndikon në mungesën e blerësve është edhje papunësia, për shkak të pandemisë që ka gjunjëzuar ekonominë më shumë se kurdoherë tjetër në këtë vit që po lëmë pas.

“Jo asnjëherë jo nuk ka ndodhur që të jenë çmimet kaq të ulëta, nuk kanë lekë njerëzit”, shprehet një prej tregtarëve.

YouTube player

Lexo më shumë  Aftësitë e programimit në Shqipëri mbeten të ulëta, vetëm 11% e popullsisë zotëron njohuri kodimi në 2025