Lajme

Bie nata e nis gërryerja e lumit Mat. 3 ekskavatorë dhe mbi 10 kamionë në shtratin e lumit pa asnjë kontroll

Bie nata dhe nis gërryerja e lumit Mat ndërmjet Urës së Milotit dhe Urës së Zogut. Ekskavatorët dhe kamionët e mëdhenj nisin punën në shtratin e lumit për të marrë inerte.

Në shtratin e Matit gjatë natës ndodheshin 3 ekskavatorë dhe mbi 10 kamionë, por kontrolle nuk ka. Kujtojmë se si pasojë e gërryerjes së shtratit të lumit Ura e Zogut, e cila është monument që mbrohet nga shteti, rrezikon të shembet.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Marrja e inerteve pranë këmbëve të urës ka shkaktuar gërryerjen e zonës e për pasojë duke nxitur rënien e këmbëve në thellësi, e si rrjedhoje ura rrezikon të thyhet duke rrezikuar shembjen e plotë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *