Lajme

Bie kulmi i objektit të Komunës së Re në Prishtinë, një person i lënduar

Para disa minutash ka rënë kulmi i objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”.

Policia e Kosovës dhe QKUK kanë konfirmuar nëse ka persona të lënduar.

Një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e objektit, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Lexo më shumë  ShBA-ja ia kujton Shqipërisë: Do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor” – ka thënë ai.

Sipas Borovcit, aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Rruga Press

YouTube player