Lajme

Bie interesi për mjekësinë, maturantët i tremben mbajtjes “peng” të diplomës

Për herë të parë këtë vit, maturantët që kanë aplikuar në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, do të zhvillojnë testimin e informatizuar pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore nga data 10 deri më 20 gusht. Në krahasim me vitin e kaluar, numri i aplikantëve ka rënë me 40 %. Studentët aktualë i lexojnë shifrat si një pasojë e ligjit që iu mban peng diplomën dhe I’u heq mundësinë për tu specializuar në shtete të tjera.

Lexo më shumë  Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës

Sakaq, Ministria e Arsimit e konsideron ligjin në interesin e shumicës së popullsisë, ndërsa këtë vit është rritur edhe numri i kuotave në dispozicion duke shkuar në rreth 500 të tilla.

Presidenti nuk e ka thënë ende fjalën e fundit nëse ligji për studentët e mjekësisë do të dekretohet apo jo. Ndërkohë, maturantët që do ti nënshtrohen konkursit, do të duhet që paraprakisht të firmosin një deklaratë ku pranojnë kushtet e vendosura nga shteti.

Lexo më shumë  23 persona të shoqëruar pas protestës së opozitës në Tiranë

Rruga Press

YouTube player