Bie fluksi i emigrantëve, 116 pasagjerë mbërritën nga Italia në Portin e Vlorës
E marta shënoi një rënie të fluksit të emigrantëve nga Italia. Në portin e Vlorës zbritën vetëm 116 pasagjerë, ku ndikim në rënien e lëvizjes ka dhënë pandemia e koronavirusit.
Priteshin të ishin ditët e shpëtimit për portin e Vlorës por nuk rezultuan në këtë mënyrë.
Fluksi i lëvizjes së udhëtarëve mbetet i ulët dhe këtë periudhë të fundvitit.
116 pasagjerë kanë mbërritur në portin e Vlorës në këto ditë të fundit përpara mbylljes sërish të kufijve.
Një pjesë e udhëtarëve të zbritur të martën në Vlorë, po ktheshin për festat e fundvitit, e të tjerë nga vizitat tek familjarët.
“Ishim dy javë te fëmijët dhe u kthyem.”
Në hyrje ata paraqesin një përgjigje negativiteti për koronavirus të marrë në Itali, ndërsa u matet temperatura.
Sipas të dhënave zyrtare të Portit, numri i pasagjerëve është 50 % me rënie në krahasim me vitin e kaluar.
“Përderisa e gjithë bota i ka shtrënguar masat për fundvit, edhe lëvizja do të kufizohet.”
2400 pasagjerë ndërkohë hynë këtë të martë nga Porti i Durrësit, ku policia kufitare ka ngritur 20 pika kontrolli dhe janë rritur kontrollet për gjendjen shëndetësore të udhëtarëve.
Ndërkohë fluksi i lëvizjes tokësore me Greqinë mbetet normal. Nga Kapshtica hynë 569 persona, dhe 883 nga Kakavija.koha/
Rruga Press