Bie çmimi i naftës pas ngjarjeve në Venezuelë
Çmimi i naftës ka rënë mëngjesin e së hënës, ndërsa tregtarët vlerësojnë ngjarjet në Venezuelë.
Nafta e papërpunuar Brent, ka rënë me 0.67% në 60.34 dollarë për fuçi.
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka vënë rezervat e naftës së Venezuelës në qendër të planit të tij për ndryshimin e regjimit në vend, duke sugjeruar se kompanitë amerikane të naftës do të shpenzojnë miliarda dollarë për infrastrukturën e saj.
Megjithatë, analistët theksojnë se mund të duhen vite para se të ketë një rritje domethënëse të eksporteve të naftës së Venezuelës.
Rruga Press

