Bota

Bideni: Putini mendoi se mund ta ndante NATO-n

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, thotë se ai mendon se lideri rus, Vladimir Putin, është befasuar kur ka zbuluar se ai nuk ka mundur të ndajë aleatët e NATO-s në reagimin e tyre ndaj pushtimit të tij në Ukrainë.

Biden ka folur gjatë një udhëtimi në kryeqytetin polak Varshavë, ku është takuar me ministrat e qeverisë ukrainase, si dhe me presidentin e Polonisë Andrzej Duda.

“Unë jam i sigurt se Vladimir Putini besonte se mund ta ndante NATO-n, për të ndarë krahun lindor nga perëndimi, për të qenë në gjendje të ndante kombet bazuar në historitë e kaluara,” tha Biden.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Por ai nuk ka mundur ta bëjë këtë – ne kemi qëndruar të gjithë së bashku.”

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që ne, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara, të mbajmë të njëtin hap për vazhdimësimë.”

Ai tha gjithashtu se historia ka treguar se sa rëndësi ka që SHBA-ja të mos qëndrojë mënjanë gjatë konfliktit në Evropë.

“Ne kemi mësuar nga përvoja e trishtuar në dy luftëra botërore, kur kemi qëndruar jashtë dhe nuk kemi qenë të përfshirë në stabilitetin në Evropë. Kjo gje na përndjek gjithmonë në Shtetet e Bashkuara.“

“Kështu që unë kam thënë për një kohë të gjatë, kur erdha këtu si senator dhe anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, si zëvendëspresident dhe tani si president, se për sa i përket interesit tonë stabiliteti në Evropë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara – jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën”.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *