Bota

Bideni pritet t’i shtojë sonte edhe 800 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet që të bëjë të ditur sonte një shtesë prej 800 milionë dollarë në formë të asistencës për sigurinë e Ukrainës, ka bërë të ditur për CNN, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Kjo ndihmë do ta shtojë totalin e ndihmës financiare të SHBA-së për Ukrainën në 1 miliard dollar, vetëm në javën e fundit.

Lexo më shumë  Gjykata e Lartë e SHBA-së miraton ligjin për shitjen ose ndalimin e TikTok

Lajmin Bideni pritet ta bëjë të ditur nga Shtëpia e Bardhë, rreth orës 11:45 sipas kohës lokale.

Vendimi i presidentit amerikan vjen vetëm pak kohë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga Kongresi amerikan për ndihmë, duke u thënë ligjvënësve amerikane “Kemi nevojë për ju”.

Në paktën e ndihmës së Bidenit për Ukrainën do të përfshihen raketa anti-tank dhe më shumë armë mbrojtëse.

Lexo më shumë  Polonia akuzon Rusinë se po planifikon sulme terroriste kundër linjave ajrore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *