Bota

Bideni pritet të paraqesë sonte masa të reja ndaj Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do t’i drejtohet kombit lidhur me sulmin e Rusisë mbi Ukrainën, i cili ka nisur në orët e para të së enjtes.

Adresimi i Bidenit do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë.

“Bideni do të japë vërejtje për sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Bideni pritet të zbulojë masa të reja që mund të shkëputin Rusinë nga teknologjia e avancuar, të shpallë kufizime të reja ndaj institucioneve të mëdha financiare dhe të vendosë sanksione ndaj anëtarëve të tjerë të rrethit të brendshëm të presidentit rus, Vladimir Putin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *