Bideni godet veturat elektrike kineze me rritje të tarifave prej 100%
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka vendosur t’i rritë tarifat për veturat elektrike të prodhimit kinez, panelet diellore, çelikun dhe mallrat e tjera.
Nga Shtëpia e Bardhë ka thënë të martën se masat, të cilat përfshijnë një taksë kufitare 100% për veturat elektrike nga Kina, ishin një përgjigje ndaj politikave të padrejta dhe synonin të mbronin vendet e punës në SHBA, raporton BBC.
Kina ka kritikuar tashmë planet, të cilat ishin sinjalizuar paraprakisht.
Analistët thonë se tarifat janë kryesisht simbolike dhe kanë për synim forcimin e votave në një vit të vështirë zgjedhor. Ato pasojnë disa muaj kritikash nga ish-presidenti Donald Trump, i cili kandidon për Shtëpinë e Bardhë kundër Bidenit, dhe i cili ka argumentuar se mbështetja e rivalit të tij për veturat elektrike do të “vrasë” industrinë amerikane të veturave.
Tarifat e shpallura të martën do të arrijnë një vlerë prej 18 miliardë dollarësh të importeve, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Përveç rritjes nga 25% në 100% të tarifave të automjeteve elektrike, taksat për panelet diellore do të rriten nga 25% në 50%.
Ndërkaq, normat e tarifave për disa produkte çeliku dhe alumini do të trefishohen në 25%, nga 7.5% ose më pak.
Rruga Press