Bideni do të propozojë që me asetet e oligarkëve rusë të kompensohet Ukraina
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pritet t’i dërgojë Kongresit një pako legjislative që e rrit autoritetin e qeverisë amerikane për ta mbajtur përgjegjëse qeverinë ruse dhe oligarkët rusë për luftën e presidentit Vladimir Putin kundër Ukrainës, shkroi The Guardian të enjten.
Ai pritet të kërkojë miliarda dollarë për shpenzimet amerikane shtesë në mbështetjen e ushtrisë ukrainase dhe që me sekuestrimin e aseteve të oligarkëve rusë të paguhen dëmet në Ukrainë.
Shtëpia e Bardhë tha se zyrtarët do të kërkojnë shumën e plotë që mendojnë se do ta kenë të nevojshme deri në shtator për të mbështetur operacionet ushtarake të Ukrainës, si dhe ndihmë humanitare dhe ekonomike, tha zëdhënësja Jen Psaki.
Pakoja e propozimeve do të vendosë protokollet e reja se si fondet e sekuestruara mund të përdoren për ta ndihmuar rindërtimin e Ukrainës.
Propozimi i Bidenit po ashtu do t’i mundësonte SHBA-së që të ardhurat nga shitja e aseteve të sekuestruara të oligarkëve rusë për të shpaguar dëmet nga agresioni rus në Ukrainë.
Rruga Press