Bota

Biden: “Trump na ka ndarë!” Ish-presidenti kritikon vendimet e Trumpit

Ish presidenti I SHBA, Joe Biden u rikthye në skenën publike me një fjalim ku hodhi akuza të ashpra ndaj pasuesit Donald Trump dhe administratës së tij që tashmë drejtojnë vendin.

Demokrati fajësoi republikanin për shkatërrimin e sistemit të sigurisë sociale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu si një komb i ndarë, aq i ndarë sa jemi ne tani”, tha 82-vjeçari demokrat në konferencën e Avokatëve, Këshilltarëve dhe Përfaqësuesve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Çikago.

Rikthimi i Biden me sulme ndaj Trump vjen në një kohë kur lufta tregtare mes SHBA dhe Kinë hyri në një fazë të re.

Lexo më shumë  BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

“Nuk ka qenë kurrë kaq i ndarë”, shtoi Biden, duke iu referuar përçarjes në rritje midis mbështetësve të Trump dhe demokratëve.

Duke folur me një ton të përmbajtur, Biden kritikoi ashpër qasjen e administratës Trump e duke e akuzuar atë se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në më pak se 100 ditë në detyrë.

“Kanë marrë sëpatën dhe po presin një nga premtimet më të shenjta që kemi ndaj qytetarëve tanë.” Tha biden

Administrata aktuale, e udhëhequr nga Donald Trump dhe Elon Musk, synon të shkurtojë rreth 7 mijë vende pune në agjencinë e sigurisë sociale, me pretendimin se po lufton mashtrimet dhe keqpërdorimet.

Lexo më shumë  Studimi në Francë: Burrat ndotin ajrin më shumë se gratë

Agjencia tani e drejtuar nga të emëruar të Trump e akuzoi Bidenin për gënjeshtra në fjalimin e tij, duke i shtuar më tej tensionet politike.

Në një zhvillim paralel, Barack Obama kritikoi administratën për ngrirjen e fondeve për Harvardin, duke e quajtur vendimin “të paligjshëm dhe të pamatur.”

Biden u largua nga gara presidenciale korrikun e kaluar, pas një paraqitjeje të dobët në një debat televiziv, e cila shtoi shqetësimet brenda partisë së tij për moshën dhe mprehtësinë e tij mendore.

Ish-zëvendëspresidentja Kamala Harris mori postin si kandidate demokrate, por humbi zgjedhjet ndaj Trump.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit