Biden sulmon Putinin: Forcat e errëta të luftës nuk zbehen kurrë
Joe Biden iu drejtua turmave në përkujtimin kombëtar të SHBA-së në Normandi, së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Presidenti amerikan filloi fjalimin duke ekspozuar të keqen dhe shkatërrimin e krijuar nga lideri nazist i Gjermanisë, Adolf Hitler.
Ai tregoi historitë e disa veteranëve që ishin në audiencë, duke përfshirë një mjeku, aeroplani i të cilit u rrëzua pas sulmit gjerman përpara se të vazhdonte të trajtonte plagët dhe të shpëtonte jetë, raporton skynews.
“Secili prej tyre e dinte se probabiliteti i vdekjes ishte real, por ata e bënë atë gjithsesi”, thotë ai.
D-Day “e ktheu valën në favorin tonë” dhe provoi “forcat e lirisë janë më të forta se forcat pushtuese”, shton ai, duke thënë se vërtetoi “unitetin e pathyeshëm të Aleatëve”.
Ai lutet që Amerika të mos harrojë kurrë rëndësinë e aleancave, duke përmendur NATO-n si “aleancën më të madhe ushtarake në historinë e botës”.
“Izolimi nuk ishte përgjigja 80 vjet më parë dhe nuk është përgjigja sot”, thotë ai dhe shtoi se “ne i dimë forcat e errëta kundër të cilave këta heronj luftuan 80 vjet më parë, ato nuk zbehen kurrë”.
“Lufta midis diktaturës dhe lirisë është e pafund. Këtu në Evropë ne shohim një shembull të mprehtë. Ukraina është pushtuar nga një tiran i prirur për dominim”, pohoi Biden.
Ndërsa 81-vjeçari fliste, në prapavijë shfaqeshin imazhe të sulmit të fundit raketor rus në Kherson.
“Mos bëni gabim, autokratët e botës po iu shikojnë nga afër. Të dorëzohesh para ngacmuesve, të përkulesh para diktatorëve, është thjesht e paimagjinueshme. Nëse do ta bënim këtë, do të kishim harruar atë që ndodhi këtu në këto plazhe të shenjtëruara. Historia na thotë se liria nuk është falas: Nëse doni të dini çmimin e lirisë, ejani këtu në Normandi dhe shikoni”, përfundoi lideri amerikan.
Ndryshe, mijëra njerëz, duke përfshirë shumë me uniforma të epokës së Luftës së Dytë Botërore, u mblodhën sot përgjatë disa kilometrave të plazhit në Utah për të shënuar 80-vjetorin e zbarkimit të Normandisë. Utah ishte një nga pesë plazhet e zbarkimit në bregdetin e Normandisë ku trupat aleate zbarkuan më 6 qershor të vitit 1944.
Rruga Press