Bota

Biden: Putini kurrë nuk do të ketë sukses në pushtimin e Ukrainës

Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Kongresit 33 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për të mbështetur Ukrainën për pesë muajt e ardhshëm.

Sipas BBC, Biden tha se ishte e rëndësishme për ligjvënësit amerikanë që të miratonin paketën pasi SHBA nuk mund të qëndronte e qetë ndërkohë që Ukraina po sulmohet. 

Lexo më shumë  Rusia i ka dhënë informacione sekrete Iranit para se të nisë lufta

Ai tha se Putini nuk mund të ketë kurrë sukses në dominimin e Ukrainës, por këmbënguli gjithashtu se vendi i tij nuk po sulmonte Rusinë.

Katër ditë më parë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken dhe sekretari i mbrojtjes Lloyd Austin udhëtuan të dielën në kryeqytetin ukrainas të Kievit, ku u takuan me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas. Zelensky falenderoi SHBA-në dhe presidentin Biden për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës. 

Lexo më shumë  Historike: Sarah Mullally bëhet gruaja e parë kryepeshkope e Kishës Anglikane

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *