Bota

Biden: Putini është një diktator me ushtarë të çmendur

Gjatë vizitës në një fabrikë armësh në Alabama, armë të cilat aktualisht po përdorin ushtarët ukrainas, presidenti amerikan Joe Biden e cilësoi homologun e tij rus Vladimir Putin, si një diktator me një ushtri të çmendur.

Bideni po ushtron presion në Kongresin amerikan që të miratojë një paketë ndihmash për Ukrainën prej 33 miliardë dollarësh. Pa kursyer akuzat ndaj rusëve, kreu i Shtëpisë së Bardhë lavdëroi punëtorët e fabrikës, duke i thënë se po bënin të mundur që ukrainasit të mbroheshin.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Bideni theksoi se nëse nuk shfaqet rezistencë ndaj diktatorëve, historia na mëson se do të vijnë të tjerë dhe uria e tyre për pushtet do të rritet vazhdimisht.

Nga ana e tij, Vladimir Putini akuzoi perëndimin se është përgjegjës i përshkallizimit të konfliktit për shkak të furnizimit me armë të Ukrainës. Presidenti rus iu bëri apel vendeve perëndimore që të ndërpresin furnizimin me armë, por dhe të ushtrojnë atë që Kremlini e cilëson si një “ndikim të denjë” ndaj Kievit, për t’i dhënë fund luftës.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *