Bota

Biden pritet të vendosë sanksione të konsiderueshme ndaj Rusisë në ditët e fundit të presidencës

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden do të sanksionojë më shumë cisterna nafte ruse në ditët e fundit të administratës së tij, sipas burimeve të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters.

“Është një paketë shumë thelbësore. Dy kompani ruse nafte, më shumë se 100 cisterna, tregtarë nafte, kompani ruse sigurimesh etj,” tha një nga zyrtarët, pa përmendur emrat e subjekteve në fjalë.

Lexo më shumë  Takimi Trump-Macron ekspozon përçarjet teksa Putini i ofron SHBA-së marrëveshje për mineralet ruse

Kjo do të ishte e fundit në një seri lëvizjesh që e kanë parë Bidenin të favorizojë mbështetjen e SHBA për Ukrainën përpara kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Uashingtoni ka sanksionuar dhjetëra anije nga një flotë që vlerësohet të jetë në qindra, për të zvogëluar aftësinë e Moskës për të financuar luftën. Kujtojmë se Donald Trump ka premtuar se me ardhjen në pushtet, do të arrijë një marrëveshje që do i jap fund luftës në një kohë të shkurtër.

Lexo më shumë  Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani, Merz zotohet për 'pavarësi' nga Amerika e Trump, duke paralajmëruar se NATO së shpejti mund të vdesë

Rruga Press

YouTube player