Bota

Biden premton 500 milionë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë ka premtuar 500 milionë dollarë shtesë në ndihmë direkte për Ukrainën, ndërsa trupat ruse vazhdojnë sulmin ndaj këtij vendit.

Presidenti amerikan Joe Biden i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një telefonate që zgjati 55 minuta të mërkurën se ndihma ishte në rrugë e sipër.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, udhëheqësit analizuan gjithashtu ndihmën ushtarake që tashmë ka arritur në Ukrainë dhe efektet që ato kanë patur në luftë.

Presidenti Zelesnkyy i ka bërë presion administratës së Presidentit Biden dhe aleatëve të tjerë perëndimorë që t’i japin ushtrisë ukrainase avionë luftarakë. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s deri më tani nuk kanë qenë të gatshme ta bëjnë këtë nga frika se ky veprim të nxiste Rusinë që zgjeronte luftën përtej kufijve të Ukrainës.

Lexo më shumë  Franca mund të përballet me dhunë shkaku i zgjedhjeve, thotë ministri i Brendshëm

Përpara njoftimit të së mërkurës për 500 milionë dollarë ndihmë shtesë, administrate e Presidentit Biden, ndihma humanitare dhe ushtarake e Shteteve të Bashkura për Ukrainën që nga fillimi i sulmit rus kishte arritur në 2 miliardë dollarë.

Pakoja e re e ndihmës direkte prej 500 milionë dollarësh mund të tërhiqet nga ndihma prej 13.6 miliardë dollarësh që Kongresi e miratoi në fillim të këtij muaji në kuadër të një ligji më të gjerë të shpenzimeve qeveritare.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu po shqyrton mundësinë e përdorimit të fondeve tashmë të autorizuara për të ndihmuar Kievin, para miratimit të projektligjit të shpenzimeve qeveritare për vitin e ardhshëm.

Lexo më shumë  ‘E ardhmja e Serbisë, jashtë BE-së’,  Vulin: Të integrohemi në vendet e BRICS

Në një fjalim të mërkurën pas takimit me presidentin amerikan, presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy tha: “Kam falënderuar SHBA-në për paketën e re të ndihmës humanitare me vlerë 1 miliardë dollarë amerikanë dhe 500 milionë dollarë shtesë në ndihmë buxhetore direkte. Unë gjithashtu theksova se tani jeni në pikë kthese.”

Ai përsëriti gjithashtu shqetësimet se Rusia po grumbullon trupa për sulme të reja në Donbas. “Ne nuk i besojmë askujt dhe në asnjë fjalë të zbukuruar. Ekziston një situatë reale në fushën e betejës”, tha presidenti ukrainas./VOA/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *