Bota

Biden paralajmëron Rusinë për Ukrainën: Nuk i pranojmë vijat tuaja të kuqe

Joe Biden ka paralajmëruar se nuk do të pranojë “vijat e kuqe” të vendosura nga Moska, ndërsa frika rritet se Rusia po planifikon një pushtim të ri të Ukrainës.

Presidenti amerikan tha se do ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Rusinë që të pushtojë fqinjin e saj.

Ndërkohë, mediat amerikane kanë raportuar se zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë frikë se një pushtim mund të fillojë në fillim të vitit 2022, raporton bbc.

Kjo vjen pasi Ukraina thotë se Rusia ka rritur numrin e ushtarëve në kufi, ku ka grumbulluar rreth 94 mijë trupa atje.

Këtë javë pritet të ketë një video-telefonatë mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe Bidenit për të ulur tensionet. Presidenti amerikan u tha gazetarëve se pret të ketë një diskutim të gjatë me liderin rus dhe paralajmëroi se ai nuk do të “pranojë vijat e kuqe të askujt”.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

“Ajo që unë jam duke bërë është të bashkoj atë që besoj se është grupi më i plotë dhe më kuptimplotë i iniciativave për ta bërë shumë, shumë të vështirë për Putinin që të vazhdojë të bëjë atë që njerëzit janë të shqetësuar se ai do ta bëjë”, tha Biden.

Ndërsa Biden nuk përcaktoi se çfarë veprimesh të sakta planifikon të ndërmarrë SHBA, zyrtarët amerikanë dhe ukrainas paralajmëruan sërish këtë javë se sanksione të rënda ekonomike janë në tryezë kundër Rusisë.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Komentet e Bidenit vijnë pasi New York Times raportoi se zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë frikë se Kremlini po planifikon një ofensivë në shumë fronte në fillim të vitit të ardhshëm, duke përfshirë deri në 175 mijë trupa.

Zyrtarët thuhet gjithashtu se kanë parë një rritje në përpjekjet propagandistike përmes përdorimit të përfaqësuesve dhe organeve mediatike për të denigruar Ukrainën dhe NATO-n përpara një pushtimi të mundshëm.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës nuk janë asgjë e re. Në vitin të vitit 2014, Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës dhe menjëherë pas kësaj filloi të mbështesë një kryengritje separatiste në lindje të Ukrainës, ku mbetën të vdekur 14 njerëz në luftimet periodike. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *