Bota

Biden nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të forcës për të mbrojtur Tajvanin

Presidenti amerikan Joe Biden tha se “nuk e përjashton përdorimin e forcës ushtarake të SHBA-së” kundër pushtimit të mundshëm të Tajvanit nga Kina.

Në një intervistë për revistën “Time”, Biden tha se ia ka bërë të “qartë” presidentit kinez Xi Jinping se SHBA-ja vazhdon politikën e saj të shmang mbështetjen e pavarësisë së Tajvanit.

I pyetur nëse do të mbronte apo jo ishullin nëse Kina do të përpiqet të ndryshojë në mënyrë të njëanshme “status quo”-në në Tajvan, Biden tha: “Kjo do të varet nga kushtet. Prandaj, ne vazhdojmë të ofrojmë kapacitete. Ne jemi në konsultim me aleatët tanë në rajon”.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Në pyetjen “A nuk e përjashtoni mundësinë që trupat amerikane të vendosen në Tajvan në rast të një pushtimi?”, Biden u përgjigj: “SHBA-ja nuk e përjashton përdorimin e forcës së saj ushtarake. Ka dallim midis vendosjes tokësore, forcës ajrore dhe forcës detare”.

Duke shmangur të tregojë nëse SHBA-ja do të fillonte sulm nga bazat e saj ushtarake në Japoni apo Filipine në mbrojtje të Tajvanit, Biden tha: “Unë nuk mund të hyj në këtë çështje. Nëse them kështu, atëherë me të drejtë do të më kritikoni”.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Tajvani, për të cilin Kina pretendon se është pjesë e territorit të saj, ka pasur pavarësinë “de fakto” që nga viti 1949 kur u krijua Republika Popullore e Kinës. Ndarja e paraqitur mes territorit kryesor tokësor të Kinës dhe Tajvanit pas luftës civile, ende vazhdon.

Duke theksuar parimin “Një Kinë”, Pekini kundërshton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të pavarura të Tajvanit me vendet e botës, përfaqësimin e tij në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare si dhe kërkon që vendet që e njohin Tajvanin të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me këtë vend.

Rruga Press

YouTube player