Bota

Biden i sigurt për fatet e luftës: Rusia nuk do përdorë armë bërthamore ndaj Ukrainës apo Perëndimit

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se nuk ka asnjë mundësi reale që Vladimir Putin të përdorë armë bërthamore kundër Ukrainës apo Perëndimit.

“Jo vetëm Perëndimi, por Kina dhe pjesa tjetër e botës kanë theksuar të mos shkohet në atë pikë”, tha Biden në një konferencë shtypi në Helsinki.

Lexo më shumë  Protesta të mëdha antiqeveritare në Teheran dhe qytete të tjera të Iranit

Ndërsa NATO rrit mbështetjen për Ukrainën, zyrtarët rusë janë përgjigjur vazhdimisht, me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov që tha se ofrimi i avionëve luftarakë F-16 do të trajtohet nga Kremlini si një “kërcënim bërthamor” pasi avioni është i aftë të mbajë koka bërthamore.

Nga ana tjetër nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev kishte pohuar se rritja e mbështetjes së NATO-s për Ukrainën mund të çojë drejt Luftës së Tretë Botërore.

Lexo më shumë  Pas sulmeve në det, Trumpi: Tani do fillojmë të godasim kartelet e Meksikës

Rruga Press

YouTube player