Bota

Biden i kërkon Kongresit fonde shtesë për Ukrainën

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se administrata e tij po punon ngushtë me Kongresin për të siguruar fonde shtesë për Ukrainën.

Biden e bëri deklaratën gjatë një bisede telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky të shtunën. Presidenti amerikan përsëriti mbështetjen e tij për Ukrainën dhe vlerësoi aftësinë dhe guximin e qytetarëve dhe trupave të saj.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Një komunikatë për shtyp e Shtëpisë së Bardhë për telefonatën nuk përmendi kërkesat e përsëritura të Zelensky për ndihmë në krijimin e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

SHBA dhe vende të tjera të NATO-s kanë refuzuar kërkesa të tilla për shkak të shqetësimeve se mund të përshkallëzojë konfliktin.

Në vend të kësaj ata janë fokusuar në vendosjen e sanksioneve të ashpra ekonomike ndaj Rusisë dhe disa prej njerëzve të saj më të pasur.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Ata gjithashtu kanë ofruar ndihmë ushtarake, mjekësore dhe humanitare për Ukrainën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *