Bota

Biden flet rreth publikimit të dokumenteve sekrete të Pentagonit

Presidenti amerikan, Joe Biden tha sot se nuk është i shqetësuar për zbulimin e dokumentet sekrete të Pentagonit.

Në Dublin, ku u takua me presidentin irlandez, Michael D. Higgins, ai u pyet nëse kishte informata të reja rreth situatës.

“Unë nuk jam i shqetësuar për rrjedhjen, por jam i shqetësuar se çfarë ndodhi. Megjithatë, asgjë e re nuk është publikuar, për të cilën nuk jam në dijeni”, tha i pari i shtetit amerikan gjatë një vizite në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës, raporton skynews.

Lexo më shumë  Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

“Aktualisht po zhvillohet një hetim i plotë, siç e dini me komunitetin e inteligjencës dhe departamentin e drejtësisë – nuk kam përgjigje tjetër”, deklaroi 80-vjeçari.

Më parë, “Washington Post” njoftoi se një 20-vjeçar i apasionuar pas armëve, i cili punonte në një bazë ushtarake, ishte përgjegjës për zbulimin e dokumenteve të klasifikuara amerikane.

Lexo më shumë  Von der Leyen i reagon Trumpit: GJNP-ja duhet të jetë e aftë të luftojë krimin ndërkombëtar

Sipas gazetës amerikane, ky person ndau informacione konfidenciale në platformën Discord, ku kanë qasje një grup me rreth njëzet burra që ndajnë një “dashuri të përbashkët për armët, pajisjet ushtarake dhe Zotin”.

Ndryshe, dokumentet e publikuara flasin rreth luftës në Ukrainë, shëndetit të presidentit rus, Vladimir Putin, spiunimit të shefit të OKB-së, Antonio Guterres si dhe disa çështje tjera.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *