Bota

Biden: Duhet të vendosim armëpushim në Gaza

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se ka marrë parasysh shqetësimet e administratës së Washingtonit për sulmet e Izraelit në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Biden, i cili vizitoi Francën me rastin e 80-vjetorit të zbarkimit në Normandi, bëri deklarata për ABC News në lidhje me sulmet e Izraelit në Palestinë.

“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka injoruar shqetësimet e administratës së Washingtonit në lidhje me sulmet në Rafah. Unë mendoj se ai po më dëgjon. Ata do të hynin në Rafah me shpejtësi të plotë, do ta pushtonin plotësisht Rafahun. Por, ata nuk e bënë këtë”, tha presidenti amerikan.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Duke iu referuar propozimit të armëpushimit me 3 faza për Gazën, Biden tha se Izraeli pranoi një marrëveshje të rëndësishme dhe se Netanyahu shprehu publikisht mbështetjen e tij për këtë propozim.

Biden deklaroi se Hamasi gjithashtu duhet të pranojë propozimin dhe argumentoi se drafti i armëpushimit u mbështet nga pothuajse e gjithë bota arabe. “Ne duhet të vendosim armëpushim”, theksoi ai.

Lidhur me lejen e Ukrainës për të përdorur disa armë amerikane vetëm në rajonin e Kharkivit, Biden tha: “Ato lejohen të përdoren afër kufirit. Nuk japim leje për të sulmuar Moskën apo Kremlinin”.

– Propozim në 3 faza për armëpushimin në Gaza

Në konferencën për media në Shtëpinë e Bardhë më 31 maj, Biden njoftoi se Izraeli kishte bërë një propozim të ri në lidhje me armëpushimin dhe të burgosurit në Gaza.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Biden tha se Izraeli paraqiti një propozim të ri për armëpushim të përbërë nga 3 faza dhe se në fazën e parë, ai parashikonte tërheqjen e Izraelit nga vendbanimet në Gaza dhe lirimin e disa prej të burgosurve të mbajtur nga palët gjatë 6-javorit, periudha e armëpushimit.

Biden tha se “forcat izraelite do të tërhiqen plotësisht nga vendbanimet në Gaza në fazën e parë”. Ai theksoi se në të njëjtin proces parashikohet lirimi i të moshuarve dhe grave nga pengjet dhe rritja e ndihmave humanitare për Gazën.

Rruga Press

YouTube player