Bota

Biden do mbajë një deklaratë kundër Rusisë për luftën në Ukrainë

Presidenti i SHBA Joe Biden do të mbajë një fjalim në mbështetje të luftës së Ukrainës kundër Rusisë të enjten.

Presidenti amerikan Joe Biden do të flasë për luftën e Ukrainës kundër Rusisë të enjten, disa ditë pasi administrata e tij dërgoi dy zyrtarë të rangut të lartë në Ukrainë.

Presidenti do të deklarojë mbështetjen për ukrainasit që mbrojnë vendin e tyre dhe lirinë e tyre kundër luftës brutale të Rusisë”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për median amerikane The Hill.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin shkuan në Kiev gjatë fundjavës për të takuar Presidentin Volodymyr Zelensky dhe zytarë të tjerë ukrainas.

Austin tha të hënën se një nga objektivat e SHBA-së për të ndihmuar Ukrainën është të “shohë Rusinë të dobët” në mënyrë që të mos “bëjë gjërat që ka bërë”.

Vizita erdhi pasi Biden njoftoi një paketë ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh javën e kaluar për të ndihmuar Ukrainën të luftojë forcat pushtuese ruse në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, vetëm një javë pasi shpalli një paketë të veçantë prej 800 milionë dollarësh.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *