Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet 70 herë mbi mesataren e BE-së
Nëse në Farkë rreth 3 vite më parë toka bujqësore shitej me çmim 50 euro për metër katror, aktualisht çmimi ka arritur nga 70 euro deri në 100 euro për metër katror.
Sipas të dhënave nga tregu, çmimi i tokës është dyfishuar. Në rrethina të tjera të Tiranës, sipas agjentëve imobiliarë, si fshati Mullet apo Ndroq çmimi i tokës bujqësore është mbi 50 euro për metër katror.
Nëse do të blihet 1 hektar (ha) tokë këto në këto zona, vlera do të kushtojë nga 500 mijë deri 700 mijë euro deri në 1 milion euro vlera maksimale në Farkë.
Sipas Stela Dhami nga “Colliers International Albania” rritja e ndjeshme të çmimet të tokës bujqësore është sepse shumica e saj shfrytëzohet për ndërtim, dhe madje nuk ka më hapësira të gjelbra të lira në këto zona. Zonja Dhami nënvizon se edhe vetë pronarët nuk janë të interesuar të ulin çmimin e shitjes së tokës bujqësore, dhe shumë prej tyre preferojnë ta menaxhojnë në mënyrë “të zgjuar” tokën bujqësore.
Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian çmimet e tokës bujqësore në rrethinat e Tiranës kushtojnë shumë herë më shtrenjtë.
Në vendet e BE-së, sipas të dhënave të Eurostat, çmimi mesatar i tokës bujqësore për vitin 2024 arriti 15,224 euro për ha apo rreth 1.5 euro për metër katror. Krahasuar me 2023 çmimi i shitjes për tokën bujqësore në BE u rrit 6.1% (nga 1.4 euro për metër katror arriti në 1.5 euro për metër katror).
Sipas të dhënave të disponueshme, shtetet me çmimin më të lartë mesatar për 1 hektar tokë bujqësore është Malta me 201,263 euro, pasuar nga Holanda me 96,608 euro dhe Portugalia me 76,556 euro. Ndërkaq, çmimet më të ulëta janë regjistruar në Letoni (4,825 euro), Lituani (5,590 euro) dhe Sllovaki (5,823 euro).
Referuar tabelave të detajuara publikuar nga Eurostat, pas Maltës, një ndër zonat më të shtrenjta për tokën bujqësore është Flevoland të Hollandës. Çmimi i tokës bujqësore në këtë zonë në 2024 arriti 187 mijë euro për hektar.
Flevoland është zona kryesore bujqësore me tokë të re, shumë pjellore dhe të shtruar afër detit dhe kjo e bën çmimin e tokës atje shumë të lartë krahasuar me pjesën tjetër të Hollandës.
Çmimi të larta shitjeje, ofrohen edhe në ishujt Kanarias të Spanjës çmimi ka arritur 148 mijë euro për ha, sipas të dhënave të Eurostat për 2024.
Në vendet e rajonit çmimet e tokës bujqësore janë më të ulëta. Në Selanik të Greqisë çmimi i tokës bujqësore është 14,600 euro për ha apo rreth 1.5 euro për metër katror. /Monitor
Rruga Press

