Betohet presidenti i ri i Malit të Zi, të ftuar në ceremoni edhe Begaj e Osmani
Jakov Milatoviq, presidenti i zgjedhur i Malit të Zi në zgjedhjet e 2 prillit, do të betohet sot, duke marrë kështu zyrtarisht pozitën e Presidentit të shtetit malazez.
Milatoviq betimin e tij do ta bëjë në Kuvend, dhe ceremonia e inaugurimit do të fillojë në ora 12:00 në parlamentin e Malit të Zi.
Në këtë pozitë Milatoviq, do ta zëvendësojë veteranin e politikës malazeze, Milo Gjukanoviq, i cili ka qenë një figurë kyçe në tre dekadat e fundit.
Ndërsa, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Milatoviç janë ftuar për të marrë pjesë të gjithë presidentët e rajonit, përfshirë këtu Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Rruga Press