Lajme

Betimi si President i Bajram Begajt, Kuvendi mblidhet të dielën në seancë speciale

Seanca gjatë së cilës do të betohet Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj, do të mbahet të dielën në Kuvendin e Shqipërisë.

Në rendin e ditës të bërë publik nga Kuvendi i Shqipërisë, njoftohet se seanca do të nisë në orën 18:00 të kësaj të diele.

Kjo seancë do të ketë në rend dite vetëm këtë ceremoni.

Lexo më shumë  Organizata e Medias: Drafti për dekriminalizimin e shpifjes nuk garanton lirinë e shprehjes për të gjithë gazetarët

“Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës së seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet” thuhet në urdhrin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti: Nxënësit e Kosovës shkëlqejnë në Olimpiadën e Shkencave NEO në SHBA, fitojnë 16 medalje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *