KryesoreLajme

Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën

Me një ceremoni ushtarake sot kanë bërë betimin 350 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët nga sot do të shërbejnë në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas trajnimit nëntë javorë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar ushtarët e rinj, duke shkruar se Kosova ecën përpara me krenari, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Censura/ TV kombëtare nxijnë ekranin për denoncimet e Arben Ahmetajt

“Nga 350 uniforma, një zë i vetëm: për Kosovën. Ushtria jonë rritet me guxim, ndërsa Kosova ecën përpara me krenari”, ka pohuar ajo.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ceremonia filloi me raportimin para Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si akt simbolik i nisjes së një faze të re në jetën ushtarake të të rinjve që kanë zgjedhur t’i shërbejnë atdheut me nder dhe përkushtim.

Lexo më shumë  Revoltë nga përmbytjet në Durrës, protestë e madhe para Bashkisë

Në praninë e udhëheqësve ushtarakë dhe civilë, përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, rekrutët e rinj dhanë betimin solemn për shërbim ndaj vendit, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

YouTube player